Lidhje

Armëpushim i ri 72 orësh në Rripin e Gazës


Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakort për një armëpushim të ri tre-ditor në Gaza, duke i dhënë palëve ndërluftuese një tjetër shans për një armëpushin gjithëpërfshirës.

Egjipti tha sot se armëpushimi i ri do të fillojë brenda disa orësh dhe hap rrugën për negociata të reja në Kajro për t’i dhënë fund luftimeve një mujore mes militantëve të Hamsit që kontrollon Gazën dhe Izraelit.

Një armëpushim 72-orësh përfundoi të premten, me Hamasin që rifilloi sulmet me raketa mbi shtetin hebraik dhe Izraeli që rifilloi bombardimet ajrore mbi eklavën palestineze.

Egjipti ndërmjetësoi armëpushimin e fundit. Izraeli u largua nga bisedimet në Kajro të premten, të njëjtën ditë kur skadoi armëpushimi i mëparshëm 72 orësh.

XS
SM
MD
LG