Lidhje

Pres. izraelit flet për paqen me palestinezët


Presidenti izraelit Shimon Peres tha se është e mundur që izraelitët dhe palestinezët të kapërcejnë dallimet mes tyre dhe të vendosin paqen.

Ai i bëri komentet sot para se të merrte pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Jordani. Zoti Peres tha se humbja e shanseve për pajtim do të çonte në një zhgënjim të madh. Ai tha se arritja e këtij qëllimi nuk duhet të kërkojë shumë kohë.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, tha kohët e fundit se izraelitët dhe palestinezët do të duhet të marrin "vendime të vështira" për të rifilluar bisedimet e paqes. Vizita që zoti Kerry po bën në Lindjen e Mesme është e katërta në tre muaj.
XS
SM
MD
LG