Lidhje

AEG nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e Jacksonit


Këtë vendim e mori një juri në Kalifoni në padinë e ngritur nga familja Jackson kundër kompanisë promovuese të koncerteve AEG

Një juri në shtetin amerikan të Kalifornisë vendosi se kompania promovuese e koncerteve AEG nuk ishte përgjegjëse për vdekjen e ikonës së muzikës, Michael Jacksion familja e të cilit e kishte paditur kompaninë.

Vendimi i marr mbrëmë përfundoi gjykimin pesë mujor.

E ëma e Jacksonit, Katherine Jackson, pretendonte në padi se kompania AEG kishte neglizhuar duke punësuar mjekun Conrad Murray për të vëzhguar djalin e saj para një seri koncertesh në Londër në vitin 2009.

Kompania argumentoi se Jacksoni kishte një histori abuzimi me drogën për një kohë të gjatë para se të trajtohej nga mjeku në fjalë.

I ashtuquajturi Mbreti i muzikës Pop vdiq në qershor të vitit 2009 në Los Angeles. Një juri shpalli fajtor mjekun Murray për vrasje të pavullnetshme në vitin 2011 për dhënien e një mbidoze të ilaçit propofol për ta ndihmuar atë të flinte.

XS
SM
MD
LG