Lidhje

Ualsh: SHBA mbështesin reformimin e drejtësisë shqiptare


Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, James Ualsh, i Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Narkotikët në Departamentin e Shtetit, vizitoi sot Tiranën ku mbajti një fjalë mbi reformimin e drejtësisë shqiptare në tryezën e fundit të diskutimeve publike të paketës së ndryshimeve kushtetuese.

SHBA mbeshtet reformen ne drejtesi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:17 0:00

Ka të dhëna se disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë janë të përfshirë në korrupsion, shkleje ligjore dhe ndikime politike - tha zoti Ualsh. - Vullneti politik për këto reforma në drejtësi duhet të shprehet qartë dhe unë besoj se Shqipëria e ka këtë dëshirë.

“Reforma konkrete janë propozuar dhe diskutuar, një seri amendamentesh janë gati, po ashtu janë mbledhur shumë rekomandime dhe përvoja nga Komisioni i Venecias për rishikime dhe komente. Unë besoj se ju mund ta bëni këtë reformë. Kjo reformë është e nevojshme jo vetëm për përparimin e vendit drejt Bashkimit Europian, por edhe për të ndërtuar sistem gjyqësor të duhur për popullin shqiptar” - tha zoti Ualsh.

“Është shumë e rëndësishme që secili të ketë zërin e vet në këto diskutime për reformimin e drejtësisë dhe që produkti përfundmtar të jetë sa më gjithë përfshirës dhe me cilësi të lartë” - tha zoti Ualsh. - përpjekje të thella do të shënojnë përparim, bazuar edhe në vullnetin politik për të kryer këtë reformë, në mënyrë që të zhduket korrupsioni, që gjykatat të bëjnë drejtësi për qytetarët sipas ligjit, dhe që të ngrihet një sistem i fortë drejtësie si e dëshiron dhe e meriton populli shqiptar. Unë besoj se vullneti politik ekziston dhe ju do ta pastroni dhe reformoni drejtësinë.

“Reformat e thella janë të nevojshme për të ardhmen e Shqipërisë, për mbizotërimin e ligjit dhe rregullit, dhe në këtë mënyrë ato do të forcojnë ekonominë e vendit dhe do të sjellin një demokraci më të fortë dhe më të gjallë” - zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, James Ualsh.

Në seri raportesh dhe studimesh ndërkombëtare e cilësojnë sistemin e drejtësisë shqiptare si një nga sektorët më të korruptuar dhe më problematik të vendit. Edhe perceptimi i qytetarëve për këtë korrupsion është mjaft i lartë.

Komisioni i reformës në drejtësi ka mbledhur prej një kohe të gjatë propozime nga të gjitha palët e interesuar për një reformë profesionale, që do të kthejë normalitetin në funksionimin e drejtësisë shqiptare.

Gjyqtarë, prokurorë, avokatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pedagogë të fushës së drejtësisë kanë dhënë ide dhe mendime të ndryshme së bashku me ekspertë të nivelit të lartë për ndryshimet kushtetuese nga do të nisë reforma në drejtësi.

XS
SM
MD
LG