Lidhje

Janukoviç dha urdhër për vrasjen e protestuesve


Сороковины. Майдан
Сороковины. Майдан
Zyrtarët ukrainas po akuzojnë presidentin e përmbysur Viktor Yanukovych se kishte dhënë urdhër për hapjen e zjarrit që shkaktoi vrasjen masive të protestuesve në Kiev në shkurt. Ata thonë gjithashtu se agjentë të sigurisë ruse e ndihmuan ish-presidentin që të planifikonte sulmin.

Ministri i brendshëm në detyrë, Arsen Avakov u tha të enjten gazetarëve në Kiev se zoti Yanukovych “lëshoi një urdhër ekzekutiv ... për të hapur zjarr kundër protestuesve më 18-20 shkurt”.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, kreu i shërbimeve ukrainase të sigurisë tha se kishte arsye për të besuar se agjentët e Shërbimit Federal Rus të Sigurisë ishin të përfshirë në “planifikimin dhe zbatimin e të ashtuquajturit operacion anti-terrorist” në kryeqytetin ukrainas në fund të shkurtit.

Qeveria njoftoi gjithashtu sot ndalimin e 12 anëtarëve të njësisë së policisë speciale nën dyshimet për vrasjen e protestuesve. Më shumë se 100 vetë u vranë gjatë protestave të muajit shkurt në Kiev, shumica prej të cilëve mesa duket me snajper.
XS
SM
MD
LG