Lidhje

Japonia, 2 miliardë dollarë për një sistem kundër raketë


Japonia do të blejë një sistem amerikan të mbrojtjes nga raketat, në përgjigje të asaj që Tokioja e sheh si kërcënim në rritje të shpejtë nga Koreja e Veriut.

Kabineti i kryeministrit Shinzo Abe miratoi të martën një plan për të blerë dy sisteme për interceptimin e raketave Aegis Ashore me një kosto prej gati 2 miliard dollarësh. Sistemi i ri Aegis Ashore me bazë në tokë, i shtohet versionit me bazë detare, të vendosur në anijet luftarake japoneze. Sistemi mund të mos jetë plotësisht funksional para vitit 2023.

Zyrtarët japonezë të mbrojtjes shqyrtuan gjithashtu blerjen e sistemit mbrojtës THAAD, një tjetër sistem amerikan anti-raketë por zgjodhën Aegis Ashore për shkak të kostos më të mirë.

Një deklaratë e lëshuar nga qeveria menjëherë pas miratimit të planit tha se ishte urgjente që Japonia të përmirësojë aftësitë e saj të mbrojtjes në dritën e kërcënimit të "afërt" të paraqitur nga programet raketore bërthamore dhe balistike të Penianit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG