Lidhje

Japonia gati për bisedime me Korenë e Veriut


Japonia thotë se do të zhvillojë bisedime në nivel qeveritar me Korenë e Veriut këtë muaj për herë të parë në katër vitet e fundit.

Qeveria japoneze thotë se bisedimet do të mbulojnë një sërë çështjesh mes dy vendeve dhe do të mbahen në Pekin në datën 29 gusht.

Njoftimi i sotëm vjen afërsisht 8 muaj mbasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mori pushtetin mbas vdekjes së babait të tij Kim Jong Il.

Bisedimet në nivel qeveritar mund të jenë një sinjal përparimi në përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet mes dy fqinjëve aziatikë.

Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë për një kohë të gjatë të tensionuara mbasi Tokio pretendon se Penhiani ka rrëmbyer persona me kombësi japoneze, kryesisht gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG