Një emocion që dikur mendohej se i përkiste vetëm njerëzve, xhelozia, tani mendohet se ekziston edhe tek qentë, sipas studjuesve në Universitetin e San Diegos, në Kaliforni.
Sipas studimit, kur i zoti shpreh dashuri ndaj subjekteve të tjera, si psh., një qen-lodër, që nxjerr tinguj dhe lëviz bishtin, kjo shkakton zhelozi tek qeni.
Rreth një e treta e 36 qenve të përfshirë në eksperiment, u përpoqën ta prishin lidhjen që ekzistonte me të zotit dhe rivalit, thotë profesorja e psikologjisë
Christine Harris, e cila udhëhoqi studimin. Ndërsa një e katërta e tyre e thyen fare qenin-lodër.
Një pjesë e madhe e shkencëtarëve besojnë se xhelozia është një emocion që mësohet në jetë dhe se ajo nuk është e trashëgueshme, sikurse ndjenja e frikës dhe e zemërimit.
Por studimi i zonjës Harris, i botuar në revistën "PLOS ONE", mund të provojë të kundërtën.