Lidhje

Dy të vrarë në Rripin e Gazës


Goditjet izraelite në Rripin e Gazës, në përgjigje të zjarrit të raketave nga Gaza shkaktuan vdekjen e dy personave të shtunën, reagimi i fundit pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni po njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe ka në plan ta zhvendosë atje ambasadën amerikane.

Hamasi tha se dy nga anëtarët e tij të armatosur, u vranë nga goditjet.

Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhej se në shënjestër të goditjeve ishin “dy objekte prodhimi armësh, një depo armësh dhe një kompleks ushtarak”.

Turma të mëdha protestuesish në gjithë botën myslimane dolën në marshime anti-amerikane të premten, pasi Shtetet e Bashkuara njohën Jeruzalemin si kryeqytetin izraelit. Një palestinez në Gaza humbi jetën në protesta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG