Lidhje

Jeta pas infektimit me koronavirusin


Një pacient duke u transferuar nga spitali
Një pacient duke u transferuar nga spitali

Ndërsa kanë kaluar disa muaj nga fillimi i pandemisë, mjekët ende po përpiqen të gjejnë se pse pacientët kanë ragime të ndryshme ndaj koronavirusit. Për Stephen Doneldson i cili i mbijetoi COVID-19, beteja ende nuk ka mbaruar ndërsa ai vazhdon të luftojë për të rifituar disa funksione.

Pas 13 javësh në një spital në Dallas, Stephen Donelson përfundimisht po shkon në shtëpi, ku miqtë dhe të afërmit e presin me padurim.

“Ndjehem i përulur. Teknikisht nuk duhet të isha këtu”, thotë ai.

Por beteja e tij me virusin nuk ka marrë fund.

“Riaftësimi nuk është i lehtë. Asgjë nuk ka qënë e lehtë.”

Shërimi nga COVID-19 për Donelson ka qënë i vështirë sepse ai kishte një organ të transplantuar dy vite më parë dhe po merrte ilaçe kundër imunitetit kur u infektua me koronavirus.

Mjekën ulën dozën e atyre ilaçeve për të lejuar që trupi i tij të luftonte virusin. Ai u vu në gjumë në mënyrë që makineritë të bënin punën e tyre. Ndërsa u përpoqën t’i shpëtonin jetën, mjekët mësuan më shumë rreth koronavirusit.

Dr. Kristina Goff është me Qendrën Mjekësore Jugperëndimore të Universitetit të Teksasit.

“Për ne është një eksperiencë për të mësuar më shumë. Ka qënë një përvojë emocionale për mjekët, të pasigurtë për të marrë një vendim dhe nevojës për të mësuar shumë dhe me shpejtësi”, thotë ajo.

Mjekët thonë se në rastin e zotit Donelson, ata përdorën një teknikë ku pacienti qëndron i shtrirë në stomak. Fillimisht ai qëndori në këtë pozicion për rreth 16 orë në ditë, thotë Dr. Goff:

“Në rastin e zotit Donelson përdorëm terapi që përdoren zakonisht për të trajtuar problemet e frymëmarrjes, si përshembull tek pacientët me pneumoni në gjendje të rëndë.”

Me kalimin e kohës, thonë mjekët, niveli i oksigjenit u rrit dhe ai u përmirësua aq sa duhet për t’u kthyer në shtëpi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG