Lidhje

Unaza e rreshterit britanik dhe besa shqiptare


Familja e Xhemil Çalës arriti sot të dorëzojë një familjeje britanike unazën e martesës së aviatorit Xhon Tomson të forcave mbretërore 70 vjet pas vdekjes në malet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Reshteri Tomson humbi jetën më 29 tetor 1944 gjatë një fluturimi mbi Shqipëri për të ndihmuar luftëtarët shqiptarë të rezistencës kundër naziztëve gjermanë.

Një histori e re e besës shqiptare
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:29 0:00


15 vjet pasi avioni britanik u rrëzua në Martanesh shqiptari Jaho Çala gjeti unazën pranë mbetjeve të avionit. Ai u betua se kjo unazë duhej t'i kthehej familjes dhe këtë porosi ia la edhe djalit të vet, i cili arriti të lidhej me familjen britanike pas gjysmë shekulli izolimi të Shqipërisë dhe pas persektumit të familjes Çala.


Inxhinieri i fluturimit Xhon Tomson i mbijetoi për 5 vjet në dhjetëra misione gjatë Luftës së Dytë Botërore, por ndërroi jetë në Shqipëri 200 ditë para se lufta të mbaronte. Familja dhe bashkëshortja Joicy e pritën më kot për vite me radhë. Por e motra Dorothy, tani 92 vjeç, erdhi sot nga Britania në Tiranë për të marrë në dorëzim unazën e martesës së vëllait, së bashku me fëmijë, mbesa e nipër.


Unaza bashkëshortore e rreshterit u kthye në shtëpi pas 7 dekadash, duke u kujtuar të gjithëve dashurinë e Xhonit dhe Xhoisit, e cila u ndërpre nga lufta. Por fjala e dhënë nga babai tek djali u përmbush, megjithë vështirësitë e panumërta.


Avioni britanik tip Halifax, skuadrilje 148 me pilot Edëin John Stubley humbi në qiej gjatë misionit furnizues për operacionet speciale në Shqipëri. I nisur nga Malta, Brindizi apo Qiproja, të gjithë menduan se ra në det dhe ekuipazhi u shpall i humbur, ndërkohë që lufta në malet shqiptare vazhdoi edhe disa muaj kundër nazizmit.


Mbetjet e avionit u gjetën në vitet ’60, në Bizë të Martaneshit kur Shqipëria ishte krejt e izoluar. Jaho Çala nga Elbasani e gjeti unazën në një zgavër shkëmbi dhe lexoi emrat Joyce & John. Dhe nuk i tregoi askujt derisa ia dorëzoi të birit me amanet që ta kthente në Britani. Vendi u vetizolua dhe familja Çala vuajti mjaft në varfëri gjatë diktaturës, sepse u internuan si të përndjekur politikë.


Me ardhjen e demokracisë, ata u interesuan me diplomatët britanikë dhe amerikanë. Më në fund vërtetuan avionin e rrëzuar, duke siguruar identitetin e Xhonit dhe familjes së tij. Bashkë me fatin e atij fluturimi u zbuluan kështu pas 70 vjetësh edhe një herë tjetër bujaria britanike për popullin shqiptar gjatë luftës dhe besnikëria shqiptare për kujtimin e mikut të rrallë.

XS
SM
MD
LG