Lidhje

Nishani: Beteja me korrupsionin duhet fituar nga drejtësia


Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, deklaroi sot se beteja e shtetit ligjor me korrupsionin është një betejë që duhet fituar nga vetë sistemi i drejtësisë. Megjithatë, ai theksoi se reforma e sistemit gjyqësor shqiptar është e domosdoshme. Zoti Nishani i bëri këto komente gjatë ceremonisë së dekretimit të disa gjyqtarëve të rinj.
Nishani: Beteja me korrupsionin duhet fituar nga drejtësia
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:31 0:00

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, u bëri sot thirrje gjyqtarëve që të forcojnë integritetin e tyre personal për t'i shërbyer sistemit gjyqësor të pavarur. Presidenti Nishani tha se disa raste gjyqtarësh të deformuar, që u mohojnë drejtësinë qytetarëve dhe frenojnë zhvillimin e shoqërisë, nuk duhet të mbizotërojnë. “Forcimi i drejtësisë së pavarur është një betejë e gjatë, që duhet fituar së pari nga vetë punonjësit brenda sistemit të drejtësisë, ndërsa reforma është e domosdoshme.

Presidenti Nishani i bëri këto komente gjatë ceremonisë së dekretimit të disa gjyqtarëve të rinj nëpër gjykatat e qyteteve të ndryshme. Ai u kërkoi gjyqtarëve të rinj të respektojnë etikën dhe solemnitetin gjyqësor, si pjesë e një drejtësisë dinjitoze. Këtyre u duhen bashkuar edhe investime në infrastrukturën e gjykatave, sipas tij, për të rritur solemnitetin e proceseve gjyqësore. Zoti Nishani tha se po aq e rëndësishme sa pavarësia e gjykatave është edhe paanshmëria e vetë gjyqtarit.

Sistemi shqiptar i drejtësisë perceptohet nga qytetarët si prej fushave më të korruptuara të jetës së vendit, krahas mjekëve dhe doganierëve. Presidenca, parlamenti dhe qeveria kanë bërë vazhdimisht deklarata për luftën ndaj korrupsionit në gjykata, por asnjëherë nuk janë parë ndryshime të dukshme. Forcat kryesore politike asnjëherë nuk kanë gjetur mirëkuptim për një reformim konkret të sistemit gjyqësor, që ta miratojnë së bashku në parlament. Ndryshime të pjesshme janë bërë vazhdimisht brenda mandateve të ndara, pa mbështetjen e palës tjetër.

XS
SM
MD
LG