Mbretëresha Elizabeth e Britanisë mori pjesë në një shërbesë falenderimesh në Londër në fillim të ditës së fundit të festimeve me rastin e 60 vjetorit të ngjitjes së saj në fron.
Mijëra londinezë që valëvisnin flamuj britanikë dolën nëpër rrugë sot për të nderuar monarken 86 vjeçare ndërsa ajo shkonte nga Pallati i Buckingamit në Katedralen e Shën Polit për shërbesën solemne ku morën pjesë i biri, Charles, nipat, William dhe Harry dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Por princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës për 64 vjet nuk ishte i pranishëm, pasi u shtrua dje në spital.
Në predikimin e tij, arqipeshkvi i Canterbury-t Rowan Williams tha se Mbretëresha Elizabeth kishte treguar aftësinë “për të gjetur gëzim në lumturinë e të tjerëve” gjatë 60 vjetëve në fron.
Familja mbretërore i mbyll festimet për Jubilenë e Diamandtë me një dalje në ballkonin e Pallatit Buckingham pasuar nga një fjalim i rrallë në televizion drejtuar kombit.