Lidhje

Këngët e Krishtlindjeve përcjellin atmosferën e festave


Këngët e Krishtlindjeve përcjellin atmosferën e festave
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Është sezoni i festave në Shtetet e Bashkuara, çka do të thotë se është koha për të kënduar këngët e Krishtlindjeve.

Çifti Dewa Dirga dhe Kate Hopkins-Dirga, banon në periferi të Uashingtonit.

Që kur u transferuan në lagjen e tyre Centerville të Virxhinias, në vitin 2016, ata kanë qenë pjesë e grupit që këndon këngët e Krishtlindjeve në lagjen e tyre.

Për Kate, është një kujtim i dashur i fëmijërisë së saj.

"Kam shumë kujtime të bukura kur së bashku këndonim para shtëpive të lagjes këngët e Krishtlindjes, dhe gjithmonë një familje na ftonte më pas për biskota dhe kakao të nxehtë. Fëmijët kënaqen vërtet me ëmbëlsirat pas këngëve", thotë ajo.

Edhe pse Dewa është rritur në Bali të Indonezisë, ky aktivitet i ngjall kujtime të ngrohta të lidhjeve me fqinjët.

"Unë nuk jam i krishterë, jam hindu. Por më pëlqen të festoj Krishtlindjet për të mbështetur gruan time dhe të gjithë familjen. Kështu që, thjesht marr pjesë në festime", thotë ai.

Çdo vit, të dyve u bashkohen fqinjët e tyre Jill dhe Josh Paulin.

"Është argëtuese. Kemi fqinjë të mrekullueshëm. Ka qenë një përvojë e gëzueshme për ne që të mblidhemi dhe të përhapim gëzimin e Krishtlindjeve”, thotë Jill.

"Thjesht një mënyrë e shkëlqyer që fqinjët të mblidhen dhe ta kalojnë bukur", thotë Josh.

Nuk ke nevojë për praktikë apo prova për t’u bërë pjesë e këtij kori të lagjes, vetëm thjesht të sjellësh gëzim dhe hare.

"Ne nuk vijmë këtu për të treguar se jemi këngëtarët më të mirë. Jemi thjesht të gëzuar që mblidhemi bashkë, këndojmë dhe përhapim hare në lagjen tonë", thotë Sarah.

Si nismëtare e kësaj tradite festash, Kate zgjedh edhe këngët.

"Vitin e parë kishim një paketë me këngë dhe nuk funksionoi mirë, sepse askush nuk e gjente dot fletën e këngës, kështu që u përpoqëm ta bëjmë më të thjeshtë. Kështu, këtë vit zgjodha vetëm10 këngë që na përlqejnë vërtet. Disa janë laike. Disa janë më fetare, si ‘Nata e heshtur’ dhe ‘Krishtlindja e parë’”, thotë Kate.

Këtë vit, shumica e fqinjëve ndihen komodë të marrin pjesë duke ruajtur distancën, por duke ruajtur karakterin social të traditës.

"I urojmë të gjithëve gëzuar festat, shëndet, lumturi dhe paqe", uron familja Jenkins.

"Na kënaqemi shumë me këngët, shumë bukur, fëmijët ishin të mrekullueshëm (faleminderit shumë)", thotë familja Johnson.

Dhe pas një mbrëmje me këngë, këngëtarët kthehen në familjen Dirgas dhe ndajnë më shumë atmosferë festash dhe natyrisht pijnë pak kakao të nxehtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG