Lidhje

28 të vdekur, 273 të zhdukur nga trageti i fundosur


Policia në Korenë e Jugut thotë se nën drejtori i shkollës, i cili ishte mes të shpëtuarve nga trageti i fundosur, ka vrarë veten.

Njoftimi u dha ndërsa shpresat po shuhen për gjetjen e ndonjë të mbijetuari mes rreth 270 personave që ende figurojnë të zhdukur. Nën drejtori Kang Min-kyu shoqëronte 325 nxënësit që po udhëtonin me target në kuadër të programit mësimor. Policia tha se ai u gjet i vetë-varur në ishullin Jindo, ku po qëndrojnë të mbijetuarit dhe të afërmit e nxënësve të zhdukur.

Thuhet se ai ka lënë një letër ku shkruan se ndihet fajtor që mbijetoi nga aksidenti. Numri zyrtar i viktimave nga fatkeqësia është 28, ndërsa 179 kanë mbijetuar. Por shumë të tjerë mendohet të kenë humbur jetën.

Mes rreth 270 personave që nuk janë gjetur ende, shumë janë nxënës të shkollës së mesme.

Ndërkohë hetuesit thonë se kapiteni i anijes nuk ishte të timon kur ndodhi fatkeqësia.

Zyrtarët thanë të premten se në ato momente anijen Sewol po e drejtonte një officer i ri, i cili mundet të ketë marrë një kthesë të menjëhershme, duke bërë që anija të anonte nga pjesa që filloi të fundosej.
XS
SM
MD
LG