Lidhje

Këshilli i Evropës mblidhet për të diskutuar gjendjen në Ukrainë


Ministri i Punëve të Brendëshme të Ukrainës, Arsen Avakov, thotë se 30 kryengritës pro-rusë u vranë gjatë ndërhyrjes ushtarake të hënën për të rimarë kontrollin e ndërtesave shtetërore nga forcat anti-qeveritare pro-ruse në qytetin lindor Slovjansk.
Ministri Brendëshëm Avakov tha se katër trupa qeveritare kishin humbur jetën dhe 20 ishin plagosur gjatë përleshjeve. Dje, Zeri i Amerikës konfirmoi se 20 kryengritës pro-rusë ishin vrarë.

Ministri Avakov u tha gazetarëve se trupat ushtarake ishin përballur të hënën me rreth 800 forca pro-ruse të armatosura dhe stërvitura mirë.

“Ne jemi një kilometër alarg postobllokut tjetër ku po zhvillohet një betejë. Këtë mëngjes, forcat qeveritare zbuluan një pritë të grupeve terroriste. Ata po përdorin armë të rënda si mortaja dhe mjete të tjera.”

Sipas njoftimeve, shumë prej forcave pro-ruse janë zhvendosur sot në dalje të qytetit Slovjansk, duke braktisur disa barikada në qendër të qytetit lindor.

Forcat pro-ruse po ashtu kanë përforcuar barrikadat para ndërtesës së administratës rajonale të pushtuar para disa javësh prej tyre.

Ndërkohë, Ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës po takon sot në Austri për të diskutuar krizën në Ukrainë. Në takim po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov për të cilin thuhet se ka zhvilluar bisedime me homologun ukrainas, Andrii Deshchytsia mbrëmë vonë. Kryediplomati ukrainas u shpreh para takimit të sotëm:

“Po presim një dekleratë të fuqishme nga Këshilli i Evropës në mbështetje të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.”

Ndërsa Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurtz u tha gazetarëve se takimi të paktën ka disa lajme të mira.

“Aktualisht ka shumë trazira kryesisht në Ukrainën lindore. Situata po përkeqësohet dhe po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, ndaj çdo fije shprese është shenjë pozitive. Si takimi mes Rusisë dhe Ukrainës, se ka patur një bisedë të shkurtër, dhe kjo duhet parë si pozitive.”

Nga zhvillimet e tjera, autoritetet pezulluan të gjitha fluturimet për në qendren industriale Donetsk. Nuk është e qartë arsyeja e këtij vendimi dhe sa gjatë do të vazhdojë të jetë në efekt.

Me dhunën në rritje në Ukrainë, Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i ka thënë agjencisë franceze të lajmeve se do të ofrojë veten si ndërmjetës para se situata të dalë jashtë kontrollit.

Ukraina po përballet me krizën më të rëndë në dekada ndërkohë që banorët e saj po luftojnë për të për të shkuar drejt Evropës apo për të forcuar lidhjet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG