Lidhje

Kabineti libanez jep dorëheqjen

Words are written by Lebanese citizens in front of the scene of Tuesday's explosion that hit the seaport of Beirut, Lebanon, Sunday, Aug. 9, 2020. Public fury over the massive explosion in Beirut took a new turn Saturday night as protesters stormed…

Kryeministri i Libanit Hassan Diab njoftoi të hënën dorëheqjen e qeverisë, në vazhdën e shpërthimit të 4 gushtit që ka nxitur protesta antiqeveritare dhe zemërimin publik kundër udhëheqjes së vendit.

Diab, tha në një fjalim televiziv, se shpërthimi i lëndës eksplozive të depozituar në portin e kryeqytetit gjatë shtatë viteve të fundit ishte "rezultat i korrupsionit të rrënjosur".

"Sot ne zbatojmë vullnetin e njerëzve në kërkesën e tyre për t'u kërkuar llogari atyre që janë përgjegjës për fatkeqësinë që rrinte e fshehur prej shtatë vitesh dhe dëshirën e tyre për të mësuar të vërtetën," tha ai. "Përballë këtij realiteti, po njoftoj sot dorëheqjen e kësaj qeverie".

A protester throws stones at Lebanese riot police during a Aug. 9. 2020, anti-government protest following the massive explosion Aug. 4 which devastated Beirut, Lebanon.
A protester throws stones at Lebanese riot police during a Aug. 9. 2020, anti-government protest following the massive explosion Aug. 4 which devastated Beirut, Lebanon.

Nga shpërthimi i depove me më shumë se 2,000 ton nitrat amoni u vranë 158 njerëz, u plagosën më shumë se 6,000 dhe u shkatërruan pjesë të tëra të kryeqytetit Bejrut.

Shumë ministra të kabinetit, të formuar në janar me përkrahjen e grupit të fuqishëm Hezbollah që mbështetet nga Irani, kishin shprehur dëshirën për t’u dorëhequr.

Ministrat e informacionit dhe të mjedisit u larguan të dielën, ndërsa ajo e drejtësisë të hënën. Po ashtu dhanë dorëheqjen tetë ligjvënës të Parlamentit i cili do të mblidhet këtë javë.

Në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se zërat e popullit libanez duhet të dëgjohen.

"Është e rëndësishme që një hetim i besueshëm dhe transparent të përcaktojë shkakun e shpërthimit dhe të nxjerrë përgjegjësinë e kërkuar nga populli libanez," tha Guterres në një konferencë humanitare për shpërthimin. Ai nuk specifikoi nëse hetimi duhet të kryhej nga autoritetet libaneze apo një komision i pavarur ndërkombëtar.

Të dielën, udhëheqësit botërorë premtuan gati 300 milion dollarë për ta ndihmuar Libanin të shërojë plagët e shpërthimit të së martës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG