Dhjetra zjarrfikës nga Australia dhe Zelanda e Re po u vijnë në ndihmë autoriteteve amerikane për të luftuar zjarret që kanë përfshirë shtetet e Kalifornisë, Oregonit dhe Uashingtonit. Bëhet fjalë për 188 zjarrfikës nga të dy vendet.
Pasojat e një prej situatave më të rënda të zjarrit në historinë e Kalifornisë llogariten në më shumë se 1 mijë shtëpi të shkatërruara dhe 200 të tjera të dëmtuara.
Gjendja vështirësohet për shkak të temperaturave të larta dhe pa reshje. Deri tani, zjarrfikësit kanë arritur të vendosin nën kontroll 35 për qind të sipërfaqes së prekur nga zjarri, që ka shkaktuar gjashtë të vdekur.
Facebook Forum