Lidhje

SHBA, kamera të trupit për policët


Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se administrata e Presidentit Obama do të akordojë 20 milionë dollarë në grante për dhjetra departamente lokale të policisë si pjesë e një programi pilot që ka si synim zgjerimin e përdorimit të kamerave të trupit nga oficerët e policisë.

Kjo lëvizje vjen mes protestave për vdekjen e 25 vjeçarit Freddie Gray në Baltimorë, një nga incidentet që kanë shkaktuar vdekje të afrikano-amerikanëve të paarmatosur.

Kjo është pjesa e parë e një programi trevjeçar 75 milionë dollarësh për financimin e këtyre lloj kamerash që u bë i njohur nga Presidenti Obama në dhjetor.

XS
SM
MD
LG