Lidhje

Kampionati Botëror i Futbollit


Brazili shpërtheu me gëzim kur ekipi i tij shënoi golin e barazimit, pasi ishte në disavantazh 1 me 0 me Kroacinë. Goli ua lehtësoi stresin tifozëve pas një autogolit që e vuri Kroacinë në kryesim.

“Emocionet më të mëdha të jetës sime. Brazili do të jetë kampion për të gjashtën herë.”
Ndërsa Nate, tifoz i ekipit kroat u shpreh:

“Brazili luajti shumë mirë. Personalisht, mendova se një barazim do të kishte qenë i drejtë por Brazili luajti mirë.”
Pas autogolit të minutës së 11, Brazili arriti ta rimarë veten, duke gola fituar 3-1 në stadiumin Corinthians në San Paulo.
Gjatë ndeshjes, demonstruesit që protestonin koston e lartë të lojrave marshuan krah për krah me tifozët në Copacabana. Një protestë më parë gjatë ditës u shpërnda nga policia duke përdorur gaz lotsjellës.
Tifozet Fabiana Lima dhe Susan Saliba thanë se simpatizonin me protestuesit, por jo me protesta.

“Unë mendoj se nuk është momenti i duhur tani. Botërori ka filluar. Kjo është një ngjarje unike. Sado të pakënaqur të jemi, ky është momenti për të shijuar kampionatin. Ne kemi shumë probleme, por ata nuk janë për faj të Kupës.”

Por problemet nuk ndodhën vetëm jashtë stadiumit, por edhe brenda tij. Albitri japonez Yuichi Nishimura e konsideroi të gabuar ndërhyrjen e mbrojtësit kroat Dejan Lovren ndaj sulmuesit brazilian Fred dhe i dha penallti Brazilit kur rezultati ishte 1-1.
Trajneri kroat Niko Kovac fajësoi albitrin Yuichi Nishimura dhe tha se Botërori do të kthehej në një cirk pas penalltisë së dhënë padrejtësisht. Niko Kovac, i cili tha se ekipi i tij meritonte të paktën një barazim për ndeshjen e djeshme, beson gjithashtu se goli i tretë i Oskar pranë fundit të lojës nuk duhet të ishte lejuar për shkak të një faulli të mëparshëm. gjatë lojës.Edhe fansat e Kroacisë si Tony Dadinic, ishin të zemëruar.

“Kroacia luajti mirë. Albitri nuk bëri mirë por ç’mund të bësh tani, ne humbëm. Kemi dy ndeshje të tjera kundër Kamerunit dhe Meksikës dhe shpresojmë për më të mirën.”

Por prapë admiruesit nuk e humbin shpresën, sepse kampionati sapo ka filluar.
XS
SM
MD
LG