Lidhje

Përpjekje për ndërtimin e Kanalit të Nikaraguas


Kanali i ri që pritet të ndërtohet nga një kompani kineze do të rivalizojë Kanalin e Panamasë

Një kompani me bazë në Hong Kong është duke punuar në ndërtimin e një kanali i cili do të kalojë përmes Nikaraguas dhe do të rivalizojë Kanalin e Panamasë. Në se projekti realizozhet ai mund të intensifikojë tregtinë botërore. Zyrtarët e kompanisë thanë se në vitin e ardhshëm do të mbarojnë projektet paraprake në aspektin inxhinierik dhe studimin e mjedisit. Propozimi për ndërtimin e kanalit është hedhur disa herë në të kaluarën, por disa ekspertë thonë se kësaj radhe ndërtimi mund të bëhet realitet.

Shumica e tregtisë ndërkombëtare realizohet me anije, dhe 5 për qind saj kalon përmes Kanalit një shekullor të Panamasë, një rrugë e e shkurtër që lidh Oqeanin Atlantik me atë Paqësor.


HKND, një kompani me bazë në Hong Kong, kohët e fundit mori miratimin e Nikaraguas për të ndërtuar një kanal përmes këtij vendi. Kompania thotë se një kanal i dytë është i nevojshëm për të ndihmuar në zgjerimin e tregtisë ndërkombëtare dhe rritjen e numrit të anijeve të mëdha të cilat nuk mund të kalojnë përmes Kanalit të Panamasë.


Eksperti për çështjet e transportit i Universitetit George Mason, Rodney McFadden, thotë se anijet e mëdha kanë shumë avantazhe ekonomike.


“Ato mbajnë më shumë ngarkesa për afërsisht të njëjtën kosto për kilometër. Ato janë më të mira për mjedisin dhe e rrisin nivelin e tregtisë”.


Një projekt prej 5 miliardë dollarësh për zgjerimin e Kanalit të Panamasë është duke u realizuar tani që do të thotë se ngarkesat e anijeve që do të kalojnë përmes këtij kanali do të rriten nga 5 mijë në 13 mijë konteinerë.
Zoti McFadden thotë se përmes Kanalit të Nikaraguas do të mund të kalojnë ngarkesa me rreth 30 mijë kontenierë, edhe pse kompania HKND nuk e ka konfirmuar këtë.


Përmes Kanalit të Nikaraguas mund të kalojë brezi i ri i anijeve me ngarkesa mineralesh, gazi dhe nafte, të cilat tani duhet bëjnë rrugën më të gjatë rreth Amerikës së Jugut.


Ekspertët thonë se rritja e kapacitetit dhe konkurrenca mund të shkurtojnë shpenzimet e transportit detar dhe mund të nxisin rritjen ekonomike për shumë vende.


Për Nikaraguan, një vend relativisht i varfër, hapja e kanalit mund të sjellë përmirësimin e rrugëve dhe porteve, dhe mund të hap vende të reja pune.


Por, ndërtimi i tij mund të ketë pasoja për mjedisin. Kanali ka të ngjarë të kalojë përmes një liqeni i cili është një burim i ujit të freskët për Nikaraguan. Ndërtuesit kanë premuar se do të jenë transparent.

Ronald Maclean - Abaroa është zyrtarë i kompanisë HKND .

“Kemi në plan ta financojmë projektin nga burimet ndërkombëtare dhe për këtë arsye, që nga fillimi, ne duam të jemi shumë të qartë se angazhimi ynë do të jetë në përputhje me praktikat e mira ndërkombëtare të projekteve të tilla të klasit botëror”.


Kritikët e projektit thonë se Kina mund të ketë një ndikim të fortë mbi projektin sepse ai po realozohet nga një kompani shtetërore kineze.


Disa analistë janë të shqetësuar nga ndikimi në rritje i Kinës në rajon. Evan Ellis është profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

“Ajo që ne po e nënvlerësojmë është se në këto projekte pak nga pak ne po humbasim hapësirat e manovrimit politik, dhe të paktën për mua si një analist strategjik, kjo është shqetësuese”.


Ekspertët e kompanisë HKND janë duke studiuar aspektin inxhinierik dhe mjedisin, në një përpjekje për të dëshmuar se ndërtimi i këtij kanali do të jetë i suksesshëm, pavarësisht nga dështimi i përpjekjeve të mëparshme.

XS
SM
MD
LG