Shumica e lajmeve rreth kancerit të gjirit përëqndrohet tek një trajtim i ri ose rreth çështjes kontradiktore të kontrolleve parandaluese. Por sot ne do të përqëndrohemi tek historia e një gruaje me kancer gjiri, ish gazetarja e Zërit të Amerikës, Zulima Palacio. Carol Pearson e Zërit të Amerikës na njeh me rastin e saj.
Zulima Palacio bënte një jetë të rregullt: bënte gjimnastikë, duke ecur çdo ditë me të shoqin ose dikë tjetër, kujdesej për shëndetin dhe shkonte regullisht tek mjeku për të bërë mamogramën.
"Edhe një muaj para se të diagnostikohesha me kancer gjiri, shkova për të bërë një sonogramë dhe më thanë se çdo gjë ishte në rregull”.
Ajo nuk kishte njeri në familje me kancer gjiri, megjithatë e dinte se diçka nuk ishte mirë.
“Vërrejta një ndryshim të gjoksit dhe mendova: kjo nuk është normale”.
Vizitat me specialistin e kancerit u bënë rutinë pasi biopsia tregoi se ajo nuk kishte vetëm një tumor, por 3.
"A është e mundur që kjo gjendje nuk u diktua gjatë mamogramës, apo nuk ekzistonte në atë kohë?"
Kanceri i saj ishte i fazës së tretë që do të thotë se ishte përhapur në 3 nyje limfatike.
"Tronditja ishte shumë, shumë e madhe. Fillimisht ndjehesha e mpirë".
Kirurgu i gjirit, Dr. Negar Golesorkhi iu përgjigj pyetjeve të Palacios se si nuk ishin diktuar tumoret.
"Kur bëjmë kontrolle për kancer gjatë një mamograme në inde të dendura të gjirit, ne shikojmë për një masë të madhe, prandaj fatkeqësisht 10-15 për qind e femrave, që rezultojnë me mamogram të pastër kanë kancer, por ai nuk mund ta diktohet".
Dr. Golesorkhi thotë se tumoret e Palacios vazhduan të rriten për 5 deri 10 vjet pa shkaktuar simptoma. Simptomat e kancerit të gjirit variojnë nga asgjë në dukje deri në një korrër, fryrje ose ndryshim të lëkurës ose kokës së gjirit. Ditën që Palacio u diagnostikua me kancer, ajo bëri atë që bëjnë shumica e njerzve: ajo qante.
"Mëngjesin e ditës tjetër u ngrita nga gjumi dhe thashë me vete: Nuk do të qaj gjithë jetën dhe as nuk do ta bëj jetën mizerje për vete. Nëse do të vdes, më parë do të luftoj kundër kësaj sëmundjeje. Kam luftuar vazhdimisht, por kjo ka qënë e vështirë".
Kjo luftë përfshin 6 raunde kimoterapie pas operacionit dhe më pas procesi radioaktiv, i cili do të vazhdojë rreth një vit.