Lidhje

Kandidatët republikanë bëjnë fushatë intensive në New Hampshire


Kandidatët republikanë bëjnë fushatë intensive në New Hampshire
Kandidatët republikanë bëjnë fushatë intensive në New Hampshire

Në politikën amerikane, kandidatët presidencialë republikanë po i përqendrojnë përpjekjet e fushatës së tyre në shtetin verilindor të Nju Hampshirit, para votimeve paraprake të së martës. Republikanët janë në procesin e përzgjedhjes së kandidatit të tyre për president për të sfiduar Presidentin Barak Obama në muajin nëntor. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhim Mëllon na sjell hëllësi nga gara në qytetin Dirri të Nju Hampshirit.

Ish guvernatori i shtetit Masaçusets, Mit Romni u prit me entuziasën dje në një manifestim të fushatës në rajonin jugor të Nju Hampshirit. Romni kryeson në anketat e opinionit, por nuk duket se e ka marrë si të mirëqënë fitoren. Ai e ka shumë të qartë se votuesit e Nju Hampshirit mund të votojnë ndryshe, pavarësisht rezultatit të sondazheve, prandaj ai po u bën thirrje përkrahësve që të shkojnë të martën në votime.

"Më lejoni t’ju them që të mos vetëkënaqeni me rezultatet e anketave. Unë kam konstatuar se rezultatet e anketave vinë e ikin dhe gjerat ndryshojnë shumë shpejt. Ato janë fluide. Dua të sigurohem se ju miqtë e mi i merni miqtë tuaj për të shkuar në votime dhe ju po ashtu do të votoni”.

Romni shihet si kandidati i preferuar në votimet paraprake në Nju Hampshir të martën dhe shpreson se do ta thellojë avantazhin e krijuar ndaj ish senatorit të Pensilvanisë, Rik Santorum, në votimet paraprake në Ajova.

Santorum fitoi mbështetje të madhe nga konservatorët socialë në Ajova, duke përfshirë shumë konservatorë të krishterë. Por Nju Hampshiri njihet më tepër për votuesit e pavarur se sa për konservatorët socialë, prandaj Santorum mund ta ketë të vështirë të fitojë shumë mbështetje atje.

Kongresmeni nga Teksasi Ron Pol, ish guvernatori i shtetit Jutah Jon Hantsman dhe ish kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Njut Gingriç, janë gjithashtu pjesëmarrës në fushatën në Nju Hampshir.

Gingriç i ka shtuar sulmet ndaj Romnit pasi u bë objekt i reklamave negative televizive në Ajova, të cilat u paguan nga Ron Pol dhe grupet e pavarura që mbështesin Romnin.

"Unë nuk kamë paranë e tyre. Por nëse kam mbështetjen tuaj, unë kam me vete njerëzit që shpërfillin çdo reklamë armiqsore dhe negative dhe sëbashku ne mund të këmbëngulim për të vërtetën”.

Guvernatori i Teksasit, Rik Peri është ende në garë edhe pse fitoi shumë pak në Ajova. Por Peri po e anashkalon Nju Hampshirin, për t’u përqendruar në ndalesën tjetër të fushatës republikane, shtetin e Karolinës së Jugut më 21 janar.

XS
SM
MD
LG