Në Shtetet e Bashkuara, prokurorët thonë se ka prova të mjaftueshme për të justifikuar akuzën e krimit të urrejtjes të ngritur kundër një personi i cili dje vrau tre vetë në një qendër të komunitetit hebre dhe një kompleksi për të moshuarit në shtetin qendror të Kansasit.
Policia ka arrestuar të dyshuarin Frazier Glenn Cross, i njohur prej një kohe të gjatë si supremacist i bardhë dhe anëtar i Ku Klux Klanit. Zyrtarët thonë se nesër pritet më shumë informacion në lidhje me akuzat.
Duke folur në një mëngjes lutjesh në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barak Obama tha se dhuna fetare nuk ka vend në shoqërinë amerikane. Ai tha se askush nuk duhet të ndihet i shqetësuar kur mblidhet me njerëz të të njëjtit besim.
Zoti Obama tha se fakti që vrasjet ndodhën ndërkohë që hebrenjtë mblidhen për kremtimet e tyre tradicionale dhe të krishterët përgatiten për Pashkët, e bën tragjedinë "edhe më të dhimbshme.''