Lidhje

Kapen sinjale të reja në kërkim të avionit malajzian


Zyrtarët australianë thonë se një anije e marinës ka diktuar sinjale të reja që duket se vijnë nga kutia e zezë e regjistrimit të të dhënave të avionit të zhdukur malajzian.

Kreu i kërkimeve Angus Houston u tha sot gazetarëve në Perth se ky zhvillim është “informacioni më premtues” deri tani në kërkimet për Boeingun e 777 në Oqeanin Indian në brigjet e Australisë.

Ai theksoi se ende duhet konfirmim i mëtejshëm, gjë që do të dojë ditë të bëhet, por ai e përshkroi informacionin e diktuar nga detektori i sinjaleve i marinës amerikane si “shumë inkurajues”.
XS
SM
MD
LG