Lidhje

Presidenti Karzai thotë se një sulm ajror godet një autokolonë afgane


Presidenti afgan Hamid Karzai tha se një sulm ajror i Natos ka goditur një autokolonë me punonjës të fushatës zgjedhore në veri, duke vrarë 10 civilë.

Zoti Karzai dënoi sulmin ajror që ndodhi sot në provincën Takhar. Natoja tha se po heton incidentin.

Një zëdhënës i qeverisë tha se viktimat punonin për një kandidat në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen më 18 shtator.

Incidenti ndodhi ndërsa sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates mbërriti në Kabul për takime me zotin Karzai dhe komandantin e Natos në vend, gjeneralin David Petraeus.

Viktimat civile nga operacionet e Natos kanë qënë një burim tensionesh mes presidentit Karzai dhe anëtarëve të aleancës.

XS
SM
MD
LG