Lidhje

Kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec i kthehet Presidentit


Sipas ndihmësve në Komisionin e Senatit amerikan për Çështjet e Jashtme, kandidatura e zonjës Kathleen Ann Kavalec, e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, i është kthyer të enjten Presidentit Donald Trump.

Zonja Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme.

Sipas rregullave të Senatit, kur koha e pritjes për konfirmim i kalon të 30 ditët, kandidatura i kthehet presidentit, por komisioni i senatit mund ta anashkalojë këtë rregull me një votë konsensuale.

Kandidatura e zonjës Kavalec ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit.

Nuk është e qartë se përse Komisioni i Senatit nuk e ka marrë në shqyrtim kandidaturën e zonjës Kavalec.

XS
SM
MD
LG