Tre shpërthime në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, kanë shkaktuar vrasjen e të paktën gjashtë njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.
Shpërthimet ndodhën dje në një lagje të banuar me somalezë.
Shefi i policisë së qytetit, Benson Kibue tha se të paktën 25 njerëz u plagosën në këto sulme.
Dy restorante dhe pjesa e jashtme e një shtëpie të shëndetit për gratë u goditën nga shpërthimet.
Grupi militant somalez al-Shabab në të kaluarën ka kërcënuar se do të kyejë sulme në Kenia nëse ky vend nuk i tërheqë trupat e tij nga Somalia jugore.
Al-Shabab mori përgjegjësinë për sulmin në Qendrën Tregtare Westgate në Nairobi në shtator të vitit të kaluar, ku u vranë të paktën 67 njerëz.