Lidhje

Keri: Marrëdhëniet SHBA - Pakistan janë në një moment kritik


Keri: Marrëdhëniet SHBA - Pakistan janë në një moment kritik
Keri: Marrëdhëniet SHBA - Pakistan janë në një moment kritik

Senatori amerikan Xhon Keri tha se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Pakistanin janë në një moment kritik dhe se dy vendet duhet të zgjidhin disa çështje shumë serioze.

Zoti Keri i bëri komentet sot në kryeqytetin afgan, Kabul, në prag të vizitës që do të bëjë në Pakistan duke filluar nesër. Kjo vizitë do ta bënte atë zyrtarin më të lartë amerikan që viziton Pakistanin pas vrasjes së udhëheqësit të al-Kaidës, Osama bin Laden më 2 maj nga forcat speciale amerikane në qytetin pakistanez, Abotabad.

Zoti Keri, i cili kryeson Komisionin e fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara duan që Pakistani të jetë një aleat i vërtetë në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG