Lidhje

Sekretari amerikan i Shtetit në Indi


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry që ndodhet në Indi për një vizitë tre ditore, i bëri thirrje New Delhit të marrë masa për ndryshimet klimatike, duke thënë se ato janë të nevojshme për vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit.

Zoti Kerry tha se demokracia më e madhe e botës, India, mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zgjedhjeve të vitit 2014 në Afganistan, duke e ndihmuar Kabulin të përmirësojë sistemin elektoral të vendit dhe të krijojë një kornizë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Sekretari Kerry mbërriti në Nju Delhi sot, pas një ndalese në Katar, ku u takua me një grup ministrash të huaj për të diskutuar mbi Sirinë.

Udhëtimi i tij i parë në Indi si Sekretar Shtetit pritet të përqëndrohet tek tregëtia, imigracioni dhe çështjet e sigurisë. Zyrtarët amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara kërkojnë një hapje më të madhe të tregjeve të Indisë për mallrat amerikane.

Nju Delhi nga ana e tij kërkon qëndrime më dashamirëse përsa u përket politikave të imigracionit për t’ua bërë më të lehtë punonjësve të kualifikuar indianë të hyjnë në tregun amerikan të punës. Analistët thonë se pritet të diskutohen edhe çështje që lidhen me patentat.
XS
SM
MD
LG