Lidhje

Bisedimet Kerry - Karzai


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ra dakord me Presidentin afgan Hamid Karzai për të mbajtur një raund të dytë bisedimesh mbi një marrëveshje dypalëshe për sigurinë, e cila mund të përcaktojë numrin e trupave amerikane që do të mbeten në Afganistan pas vitit 2014.

Një zëdhënës i zotit Karzai tha se mbeten ende disa çështje për t’u përmbyllur dhe se të dy zyrtarët kanë rënë dakord t’i vazhdojnë bisedimet sonte.

Zoti Kerry shkoi dje në një vizitë të paparalajmëruar në Afghanistan, ku u takua me presidentin Hamid Karzai, ndërsa afrohet afati për një marrëveshje sigurie lidhur me të ardhmen e trupave amerikane atje.

Uashingtoni dhe Kabuli kanë një vit që zhvillojnë bisedime, lidhur me çështjen e ngrirë të sovranitetit të Afgansitanit, rolin e pritshëm të forcave amerikane atje dhe kërkesën e zotit Karzai për garancinë amerikane kundër ndërhyrjes së huaj në të ardhmen.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, forcat amerikane do të largohen nga Afganistani pas vitit 2014.
XS
SM
MD
LG