Lidhje

KFOR: Koronavirusi nuk ka ndikuar tek misioni i forcave paqeruajtëse


Koronavirusi në kampin Bondsteel në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Në Kosovë deri tani 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, dy prej të cilëve punonjës civilë të kampit Bondsteel ku janë të vendosura trupat amerikane që shërbejnë në kuadër të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

Koronavirusi në kampin Bondsteel në Kosovë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Zëdhënësi i KFOR-it, Mario Renna, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se disa pjesëtarë të këtyre forcave janë infektuar dhe po mbahen në karantinë.

“Kontraktuesit lokalë të Kosovës që tregojnë shenja ose kanë një histori ekspozimi nuk lejohen të hyjnë në baza. Cilido ushtar i KFOR-it që tregon shenja të infektimit nga COVID-19 apo ka pasur kontakte me dikë të infektuar, vendoset në karantinë. Nëse ushtarët e KFOR infektohen, ata trajtohen në hapësirat mjekësore në bazat e KFOR-it dhe futen në karantinë për të zvogëluar ekspozimin, përpara se të evakuohen”, thotë ai.

Megjithatë, zoti Renna thotë se kjo nuk ka ushtruar asnjë ndikim në misionin e paqeruajtësve për të ofruar siguri për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Kapacitetet e KFOR-it në kryerjen e operacioneve për të kontribuar në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë nuk janë dobësuar. Ne mbetemi absolutisht të përkushtuar për të ruajtur forcën tonë parandaluese dhe të mbrojtjes, ndërsa ndihmojmë në kufizimin e përhapjes së virusit. Në aspektin e parandalimit, që nga fillimi i pandemisë COVID-19, KFOR-i ka zbatuar masa të kujdesshme bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me qëllim të zvogëlimit të rreziqeve për personelin e vet dhe për të gjitha komunitetet e Kosovës. Masat e tilla zbatohen në të gjitha bazat dhe objektet e KFOR-it dhe përfshijnë masa të rrepta higjienike, ekzaminim dhe kontrolle të të gjithë personelit ushtarak, kufizime të përkohshme të aktiviteteve jo thelbësore”, tha ai.

Koloneli Renna thotë se në javët e fundit, njësitë e KFOR-it kanë kryer patrullime, aktivitete ndërlidhëse si dhe kanë mbështetur institucionet dhe komunitetet lokale, përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale si dhe ushqimit e rrobave për familjet në nevojë, në bashkërendim me Kryqin e Kuq në Kosovë.

Janë 650 ushtarë amerikanë shërbejnë në kuadër të forcave të KFOR-it i cili me rreth 3 mijë e 500 trupa, kujdeset për sigurinë e Kosovës. Rreth 50 mijë trupa të NATO-s qenë në vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999 duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që çoi në çlirimin e Kosovës nga Serbia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG