Lidhje

Arabia Saudite: Vrasja e gazetarit Khashoggi "e paramenduar"


Arabia Sauidte thotë se vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e Riadit në Stamboll, ishte “e paramenduar”, mbëshetetur në informacionin e dhënë nga Turqia.

Deklarata e botuar nga Agjencia Saudite e Shtypit, u lëshua nga prokurori publik saudit.

Në fillim zyrtarët sauditë thanë se Khashoggi doli nga konsullata dhe se nuk e dinin ku ishte. Më pas ata thanë se ai kishte humbur jetën në një zënkë me grushta. Sipas një varianti të mëvonshëm, sauditët thanë se ai kishte vdekur i mbytur nga mungesa e ajrit, kur u përpoq të ikte nga konsullata që të kërkonte ndihmë.

Drejtorja e CIA-s, Gina Haspel, që shkoi në Turqi për të hetuar vrasjen, njoftohet se ka dëgjuar regjistrimin e audios së torturimit dhe vrasjes së tij.

Gazeta Washington Post citonte "një person që e kishte dëgjuar audion” të thoshte se ishte “bindëse” dhe se kjo mund të vendoste më shumë presion ndaj Shteteve të Bashkuara që ta mbajë Arabinë Saudite përgjegjëse për vdekjen e Khashoggit, i cili ishte bashkëpunëtor i kësaj gazete.

Zonja Haspel pritet ta informojë Presidentin Donald Trump të enjten lidhur me këtë çështje.

Zoti Trump që ka përsëritur se e sheh Arabinë Saudite si një aleat të rëndësishëm dhe blerës me peshë të tankeve, bombave dhe avionëve amerikanë, duket se është bërë më dyshues ndaj rolit të Princit të Kurorës, Mohammed bin Salman në vdekjen e gazetarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG