Lidhje

Deklarata përmbyllëse në procesin ndaj Khmer Rouge


Të mbijetuarit e regjimit Khmer Rouge në Kamboxhia mbushën dhomën e gjyqit në Phnom Penh sot për të dëgjuar argumentat përmbyllës në procesin e dy ish udhëheqësve të lartë të grupit.

Nuon Chea dhe Khieu Samphan përballen me akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë regjimit komunist të viteve 1970, i cili fajësohet për vdekjen e gati 2 milionë kamboxhianëve.

Të dy të akuzuarit, tani në të 80-at, morën pjesë në sesionin e sotëm të gjykimit të mbështetur nga OKB-ja. Argumentat përmbyllës pritet të vazhdojnë deri në fund të tetorit. Vendimi pritet të merret në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG