Lidhje

Ulet me dy vjet dënimi për Mihail Kodorkovskin


Gjykata e Moskës tha se vendimi i njoftuar sot për ish-manjatin e naftës erdhi si rezultat i ndryshimeve të fundit në ligjin rus lidhur me krimet ekonomike

Një gjykatë ruse ka ulur dënimin me burg të udhëheqësit të opozitës dhe ish-manjatit të naftës Mihail Kodorkovski me dy vjet, duke bërë të mundur që ai të lirohet në vitin 2014.

Gjykata e Moskës tha se vendimi i njoftuar sot erdhi si rezultat i ndryshimeve të fundit në ligjin rus lidhur me krimet ekonomike.

Kodorkovski u arrestua në vitin 2003 dhe u dënua në vitin 2005 për evazion fiskal, së bashku me partnerin e tij të biznesit, Platon Lebedev. Më vonë ata u dënuan për pastrim parash gjatë një gjyqi të dytë, në vitin 2010.

Kritikët thonë se rasti është i motivuar politikisht për shkak të mbështetjes së Kodorkovskit ndaj opozitës dhe kritikave të tij të shumta kundër presidentit Vladimir Putin.

Ai dhe zoti Lebedev pritet të dalin nga burgu në vitin 2014, pas kryerjes së 11 prej 13 vjetëve dënim të vendosura fillimisht kundër tyre.
XS
SM
MD
LG