Lidhje

Kinë: 15 vjet burg për ish-shefin e policisë


Një gjykatë kineze dënoi me 15 vjet burg ish-shefin e policisë që shkaktoi një skandal politik dhe rrëzimin e politikanit të lartë Bo Xilai.

Agjencia zyrtare e lajmeve, Xinhua thotë se Wang Lijun u gjet fajtor për tradhti, abuzim të pushtetit, mitëmarrje dhe shtrëmbërim të ligjit për qëllime egoiste.

Në muajin shkurt zoti Wang shkoi në konsullatën amerikane në Chengdu, ku u tha diplomatëve amerikanë se gruaja zotit Bo, Gu Kailai, kishte vrarë një biznesmen britanik për shkak të një mosmarrëveshjeje biznesi. Zonja Gu u dënua më vonë për vrasjen, ndërsa bashkëshorti i saj u shkarkua nga postet partiake.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, zoti Wang nuk i kundërshtoi akuzat gjatë gjyqit të orkestruar që zgjati dy ditë dhe që ishte i mbyllur për mediat e huaja.
XS
SM
MD
LG