Kina do të rrisë tarifat ndaj mallrave amerikane me vlerë prej 75 miliardë dollarësh dhe do të rifillojë t’u vërë tarifën prej 25 për qind automjeteve amerikane, si shpagim ndaj planit të Presidentit Trump për të taksuar mallrat kineze duke filluar nga 1 shtatori.
Tarifat kineze për disa produkte amerikane do të hyjnë në fuqi më 1 shtator ndërsa të tjerat më 15 dhjetor.
Një zyrtar i administratës Trump tha se SHBA dhe Kina nuk i kanë ndryshuar planet për të zhvilluar një raund bisedimesh tregtare ballë për ballë muajin e ardhshëm.
Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow tha se diskutimet e kësaj jave midis negociatorëve në nivel zëvendësash ishin konstruktive.
Kina dhe SHBA janë përfshirë në një betejë tarifash që ka prekur tregjet botërore.
Analistët shqetësohen se një luftë tregtare mes dy vendeve mund t’i çojë Shtetet e Bashkuara drejt një recesioni.
Facebook Forum