Lidhje

Trump parashikon zgjidhjen e përplasjeve tregtare me Kinën


Presidenti Trump tha të dielën se parashikon që do të gjendet një zgjidhje për tarifat e ndërsjellta SHBA-Kinë që mund të prekin shkëmbime tregtare me vlerë prej miliarda dollarësh mes dy ekonomive më të mëdha të botës.

Presidenti amerikan tha, pa ofruar hollësi se “Kina do të heqë barrierat e saj tregtare pasi ky është veprimi i duhur”.

Zoti Trump tha se “taksat do të jenë reciproke dhe do të arrihet një marrëveshje për pronën intelektuale. Një e ardhme e ndritur i pret të dyja vendet!”

Zoti Trump tha se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping "do të jenë gjithmonë miq, pavarësisht nga ato që do të ndodhin lidhur me tregtinë”.

Kërcënimet që kanë drejtuar Uashingtoni dhe Pekini në adresë të njeri-tjetrit gjatë ditëve të fundit kanë tronditur bursat, duke shkaktuar luhatje të konsiderueshme në indekset e aksioneve.

Të dyja vendet kanë publikuar lista me mallrat që kanë në plan të taksojnë. Shtetet e Bashkuara kanë vënë në shenjestër importet kineze të çelikut dhe aluminit, si dhe makineri, e pajisje mjekësore.

Kina thotë se do të vërë tarifa për më shumë se 100 produkte amerikane, përfshirë sojën, grurin, misrin, mishin e gjedhit, duhanin, automjetet, produktet plastike etj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG