Kina njoftoi sot se një anije e saj në kërkim të avionit të zhdukur malajzian ka zbuluar një impuls radioje në pjesën jugore të Oqeanit Indian, i cili mund të jetë emetuar nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit.
Ekspertët thonë se nëse konfirmohet, sinjali i monitoruar mund të jetë një zbulim i rëndësishëm në përpjekjet për të zgjidhur misterin e aeroplanit të zhdukur me 239 veta në bord.
Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua e Kinës njoftoi se impulsi është dëgjuar në frekuencën 37.5 kilohertz - një frekuencë ndërkombëtare standard për regjistruesit e të dhënave të fluturimit. Avioni malajzian që ishte nisur nga Kuala Lumpuri dhe ishte drejtuar për në Pekin u zhduk rreth një muaj më parë. Kërkimet janë përqendruar në një zonë të gjerë dhe të largët të Oqeanit Indian.