Lidhje

Kinë: Demonstrata në mbështetje të gazetës


Protestuesit kinezë u mblodhën për të dytën ditë për të treguar mbështetjen e tyre për një nga gazetat më në zë, që është përfshirë në mosmarrëveshje të tensionuara me qeverinë për censurën mbi media.

Një grup i vogël mbante parrulla sot pranë selisë së gazetës në Guangzhou, kryeqyteti i provincës jugore Guangdong, ku disa gazetarë janë në grevë për të protestuar ndërhyrjet e qeverisë.

Demonstrata, që ishte e vogël të hënën, u bë e tensionuar kur disa protestues u përfshinë në debate të ashpra me përkrahës të partisë komuniste.

Protestuesit po bëjnë thirrje për dorëheqjen e shefit të propagandës së provincës pas censurimit javën e kaluar që bllokoi një koment redaksional ku bëhej thirrje për më shumë të drejta kushtetuese.
XS
SM
MD
LG