Autoritetet në Kinën lindore ndërprenë ndërtimin në një kompleks uzinash kimike, pas disa ditë protesatsh të banorëve. Zyrtarët e bashkisë së qytetit Ning-bo thanë sot se punimet për zgjerimin e uzinës janë pezulluar për t’iu nënshtruar një “studimi shkencor” për ndikimin që mund të ketë tek mjedisi.
Banorët në qytetin lindor të Kinës, Ning-bo, u përleshën sot për të dytën ditë me radhë me policinë, ndërsa protestonin kundër zgjerimit të uzinës, për të cilën ata thonë se mund të ndotë mjedisin dhe të dëmtojë shëndetin e njerëzve. Protesta e sotme ishte në shenjë solidariteti me demonstruesit e arrestuar dje.
Zyrtarët thanë se kryetari i bashskisë së qytetit u takua dje me drejtuesin e partisë komuniste dhe me banorët, për të dëgjuar shqetësimet e tyre lidhur me uzinën kimike. Nuk dihet me saktësi në se zyrtarët lokalë do ta anulojnë projektin, apo në se do ta rifillojnë atë pas qetësimit të protestuesve.
Gjatë viteve të fundit në Kinë janë zhvilluar protesta lidhur me çështje të mjedisit. Në korrik, zyrtarët anuluan një projekt për ndërtimin e një tubacioni për mbetjet, pasi demonstruesit zaptuan zyrat e qeverisë në Kinën jugore.