Lidhje

Klain, thirrje Kongresit të miratojë paketë financiare kundër COVID-it


Shefi i stafit të presidentit të zgjedhur Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të miratojë një paketë financiare me mbështetjen e të dyja partive, për të luftuar pandeminë.

Zoti Ron Klain i bëri komentet ndërkohë që numri i rasteve të reja me COVID në SHBA po thyen rekorde duke e rënduar mjaft sistemin e kujdesit shëndetësor në shumë shtete amerikane.

Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të dielën 10,846,373 raste me koronavirus, një rritje prej 155,708 nga një ditë më parë. Ato thanë se numri i vdekjeve ishte rritur me 1,252 duke arritur në 244,810.

Në një intervistë me programin "Meet the Press" të televizionit NBC, zoti Klain tha se një projekt-ligj i tillë është urgjentisht i nevojshëm, duke pasur parasysh shtimin e rasteve me koronavirus dhe se një paketë lehtësimi mund të miratohej përpara se zoti Biden të inaugurohet si president më 20 janar.

Ai tha se ekipi i zotit Biden ka në plan të takohet javën që vjen me kompaninë Pfizer dhe prodhues të tjerë ilaçesh, por është ende në pritje të autorizimit nga qeveria federale për të nisur procesin e tranzicionit midis këshilltarëve të tij për pandeminë dhe grupit të punës të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG