Shumë të rinj të diplomuar këtë vit në universitetet amerikane, janë duke hasur probleme për gjetjen e një pune, për shkak të ekonomisë së dobët. Por studentët e Akademisë Detare të Kalifornisë, shkolla e vetme në llojin e vet në pjesën perëndimore të SHBA-së, nuk e kanë të vështirë të gjejnë punë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee njofton nga Los Angeles, një nga qytetet që anija trajnuese e shkollës vizitoi gjatë një udhëtimi ndërkombëtar dy-mujor.
Thellë në zemrën e anijes Golden Bear, është vapë - dhe motorët janë të zhurmshëm. Ky është vendi ku Vasili Tudoran shpenzon shumë nga koha e tij, duke bërë punën që ai pëlqen.
"E dija që doja të rregulloja gjëra, që kur isha fëmijë."
Vasili është student i inxhinierisë mekanike në Akademinë Detare të Kalifornisë. Edhe pse universiteti ndodhet pranë San Franciskos, shumicës së studentëve u kërkohet të marrin përvojë në bordin e kësaj anije trajnimi. Gjatë këtij udhëtimi dy-mujor, 288 studentë udhëtuan për më shumë se 15 mijë kilometra në jug të Kanalit të Panamasë duke vizituar vende të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve.
"Kur mbarojmë shkollën e kemi punën të garantuar."
Robert Jackson është një nga mësuesit e Vasilit.
"Do të thoja se shumica e studentëve tanë kanë një ose dy oferta pune para se ata të diplomohen. Shumica e atyre punëve paguhen rreth 60 deri 120 mijë dollarë në vit. Studentët tanë kanë njohuri kaq të gjera saqë ata mund të punojnë kudo."
Zoti Jackson thotë se përveç punës në anije, studentët e inxhinierisë gjithashtu gjejnë punë në termocentrale dhe në kompani satelitore. Studentët e transportit detar mësojnë edhe se si të drejtojnë një anije.
Instruktori Bill Schmid thotë se në kushtet ekonomike të mëparshme të diplomuarit e transportit detar do të kishin pasur shumë oferta pune.
"Pas rënies ekonomike nuk është aq e lehtë sa ishte, por mendoj se tani gjendja po përmirësohet dhe ndoshta shumica e të diplomuarve tanë mund të punësohen në këtë industri, nëse dëshirojnë."
Edhe pse niveli i punësimit të saj është 94 për qind, Akademia ka vetëm rreth 900 studentë. Arsyeja, sipas studentit të transportit detar Andrew Di Tucci, është sepse jeta në akademi kërkon disiplinë.
"Kjo shkollë nuk të ofron të njëjtën përvojë si një universitet normal. Ne jemi një shkollë paraushtarake, kemi uniforma, kemi përgatitje – këtu duhet disiplinë në pjesëmarrje, duhen respektuar disa standarde dhe duhet studiuar."
I
nstruktorët thonë se jo vetëm që nxënësit kanë përgjegjësi të mëdha në anije, por edhe studimi është rigoroz.
"Oficerët e anijeve janë njëlloj si kirurgët ose pilotët. Ata nuk mund të veprojnë siç duhet vetëm 70 për qind të rasteve, por duhet pak a shumë të veprojnë drejt gjatë gjithë kohës. Kjo është një nga gjërat e vështira për t'ua mësuar të rinjve, pra që toleranca për gabimet është zero."
Por Andrew thotë se jeta në det fal kënaqësi.
"Një nga gjërat e mia të preferuara është kur zgjohem çdo mëngjes dhe nuk shoh asgjë tjetër përveç oqeanit, që shtrihet në të gjitha anët. Është diçka që më emocionon."
Ndjesia e atij emocioni dhe mundësia e një pagese për të është ajo që motivon shumë prej këtyre studentëve, që zgjedhin një degë kaq të vështirë.