Lidhje

Urdhër arresti: Kërkohet Klement Balili


Policia shqiptare ka nisur kërkimet për të kapur Klement Balilin, pas një urdhër arresti, që ka mbërritur dje në zyrat e saj nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Forcat e rendit nisën një operacion policor për arrestimin e Balilit, të akuzuar për trafikim ndërkombëtar narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Akuzat ndaj tij kanë mbërritur nga dy vendet fqinje, Greqia dhe Italia, madje shtypi grek e ka quajtur “Eskobari i Ballkanit”, për nga sasia e madhe e drogave që ka trafikuar në rajon dhe në Europë.

Policia ka kryer kontrolle në banesën e tij në Sarandë dhe në objekte të tjera pronë e tij, por ende nuk e ka gjetur, dhe po e vazhdon kërkimin.

Disa kohë më parë Balili ishte drejtues i transporteve në Sarandë, por u shkarkua nga detyra prej autoriteteve shqiptare.

Autoritetet greke njoftuan para 6 muajsh se për Klement Balilin është lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG