Lidhje

Ndryshimet klimatike dhe rezervat ujore


Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike nuk do të kenë ndikim të njëjtë në të gjithë botën, sidomos kur është fjala për ujin e freskët. Modelet më të fundit kompjuterike, të bazuara tek studimet, tregojnë se disa vende do të kenë shumë më pak ujë, ndërsa disa të tjera do të kenë më shumë. Joe De Capua i Zërit të Amerikës njofton:

Dr. Jacob Schewe (YAH-cob SHEE-vah) dhe kolegët e tij thonë se "mungesa e ujit përbën njëkërcënim të madh për zhvillimin njerëzor", në se nuk kontrollohet çlirimi i gazeve të efektit serrë. Shkencëtarët i kanë publikuar zbulimet e tyre në një botim të veçantë të Akademisë Kombëtare të Shkencave.

"Arsyeja përse shqetësohemi është se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për shumë njerëz. Të gjithë ne kemi varësi tek uji për arsye të ndryshme. Dhe mungesa e ujit, në ato vende që ndeshen me këtë problem, dëmton me të vërtetë veprimtarinë e njerëzve dhe jetën e tyre".

Studjuesi Schewe punon në Institutin Potsdam për Studimet mbi Ndikimin e Klimës.Ai thotë se pakësimi i rezervave të ujit mund të ndodhë në se ngrohja globale shtohet me 2 - 3 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Kjo, thotë ai, mund të ndodhë brenda pak dekadave.

"Me ndryshimet klimatike, me modelet e precepitimit, të temperaturës, ato hidrologjike, të avullimit, të gjitha këto elemente do të ndryshojnë. Kjo do të thotë se ndryshimet do të ndodhin në cikle që lidhen me ciklin e ujit të planetit. Dhe kjo, natyrisht që do të ndikojë tek sasia e ujit në botë. Pra, çështja është se në ç'mënyrë do të ndikojnë ndryshimet klimatike tek rezervat ujore, a do ta pakësojnë edhe më tepër sasinë e ujit në një vend të caktuar?"

Lind pyetja, a jetoni në një rajon që do të ketë më tepër, apo më pak ujë? Studjuesi Schewe jep disa shembuj se ku ai mendon se modelet kompjuterike janë të sakta.

“Një shembull është rajoni i Mesdheut. Shumica e modeleve tregojnë se atje sasia e ujit do të pakësohet së tepërmi. Këtë do ta ndjejnë shtetet e Evropës Jugore dhe të Afrikës Veriore. Një tjetër sinjal i fortë në drejtim të kundërt janë vendet e larta gjeografikisht, si Siberia dhe Kanadaja Veriore. Ndoshta në këto vende sasia e ujit do të rritet".

Ai thotë se në vende si Israeli, Turqia, Spanja dhe Maroku sasia e ujit mund të pakësohet me 50 për qind.

Sipas modeleve kompjuterike me nje mundësi mbi mesataren për të qënë të besueshme, sasia e ujit parashikohet të pakësohet në jugun e Shteteve të Bashkuara.Por ka edhe raste kur modelet kompjuterike nuk përputhen.Një rajon i tillë, i vështirë për t’u parashikuar është delta e lumit Niger në Afrikën Perëndimore.

Pavarësisht nga gjetjet kundërthënëse në disa raste, studjuesi Schewe thotë se ai shpreson që formuluesit e politikave t'i kushtojnë rëndësi përfundimeve të studimit. Bujqësia p.sh., është konsumatorja më e madhe e ujit.

“Në se një vend e bazon ekonominë e vet më shumë tek bujqësia dhe sipas treguesve uji atje do të pakësohet, lind nevoja që atje t'i kushtohet rëndësi gjetjes së burimeve të reja dhe zhvillimit e blerjes së teknologjive që ndihmojnë në përdorimin më me efikasitet të ujit. Po ashtu, në këto vende duhen vendosur rregulla për shmangien e përdorimit të tepëruar të burimeve dhe shpërndarjene tyre më mirë".

ZotiSchewe bën thirrje që studjuesit të zhvillojnë modele për ndryshimet klimatike.

Bashkë-autori i studimit, Dr. Pavel Kabat (PAH-vel kah-BAHT) i Institutit Ndërkombëtar të Zbatimit të Analizave të Sistemeve thotë se në se ndryshimet klimatike vazhdojnë, elementët bazë për jetën e milionanjerëzve do të rrezikohen, edhe në kushtet kur do të kemi skenarët dhe modelet më optimiste.
XS
SM
MD
LG