Lidhje

Klinton - Kritikat e republikanëve më nxisin të kandidoj


Në Shtetet e Bashkuara, kandidatja e mundshme për Presidente, ish zonja e Parë dhe ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton, foli me mediat për librin e saj të ri "Hard Choices" – "Alternativa të Vështira".

Në një intervistë për rrjetin televiziv ABC, zonja Clinton tha se kritikat e republikanëve lidhur me mënyrën se si ajo e trajtoi sulmin terrorist të Bengazit, po i jep asaj një nxitje më të madhe për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

E pyetur nëse në Shtetet e Bashkuara po krijohen dinasti politike në Shtëpinë e Bardhë, si familjet Clinton dhe Bush, ish zonja e parë tha se Amerika është një demokraci dhe se janë vetë njerëzit që i zgjedhin udhëheqësit e tyre. Ajo tha se tani për tani do të ndihmojë kandidatët demokratë në zgjedhjet e mesit të mandatit në nëntor dhe pastaj do të vendosë nëse do të kandidojë vetë për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016-s.
XS
SM
MD
LG