Lidhje

Klinton: Bota duhet të përgjigjet ndaj fundosjes së anijes koreanojugore


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se bota e ka për detyrë të përgjigjet ndaj fundosjes së një anije luftarake koreanojugore për të cilën fajësohet Veriu.

Zonja Klinton i bëri komentet në Seul ku zhvilloi bisedime me presidentin koreanojugor Lee Myung-bak dhe ministrin e Jashtën Yu Myung-hwa në ndalesën e fundit të turneut të saj gjashtë ditor në tre vende të Azisë Lindore.

Ajo e cilësoi sulmin e 26 marsit mbi anijen Cheonan një provokacion që kërkon një përgjigje të fuqishme por të matur.

Zonja Klinton i bëri thirrje gjithashtu Kinës për të vëzhguar me kujdes dokumentacionin që lidhet me fundosjen e anijes në mënyrë që të kuptojë qartë detajet. Ajo tha se sfida afatgjatë për secilin vend në rajon, përfshi Kinën është të ndryshojë drejtimin e Koresë së Veriut.

Në Pekin, zëvendës ministri i jashtëm Zhang Zhijun tha se qeveria po vëzhgon me hollësi faktet e incidentit. Kryeministri Wen Jiabao do të shkojë të premten në Seul për një takim të nivelit të lartë me zotin Lee dhe kryeministrin japonez Yukio Hatoytama.

XS
SM
MD
LG