Lidhje

Putin: Rusia, urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës


Udhëheqësi rus i bëri komentet në takimin e drejtuesve të biznesit në rajonin e Azi-Paqësorit

Presidenti rus Vladimir Putin u tha drejtuesve të biznesit në rajonin e Azi-Paqësorit se Rusia kërkon të shërbejë si urë lidhëse mes Azisë dhe Evropës për të përmirësuar tregëtinë rajonale.

Zoti Putin foli sot në Vladivostok ku po zhvillohet takimi i nivelit të lartë të APEC-ut. Ai tha se Rusia kërkon të përmirësojë infrastrukturën e saj të transportit për të lidhur rajonet. Ai shtoi se Rusia kërkon të përmirësojë ambjentin e biznesit dhe të bëhet një nga 20 ekonomitë krysore të botës.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton po merr pjesë në takimin e Azi-Paqësorit, ndërkohë që një gazetë kineze paralajmëroi se Uashingtoni nuk duhet ta përdorë takimin vjetor ekonomik për t’u përqëndruar tek dallimet dallimet politike.

Zonja Klinton mbërriti sot në qytetin rust ë Vladivostokut pasi përfundoi një turne në gjashtë vende të Azisë që u përqëndrua kryesisht në mosmarrëveshjet territorial mes Kinës dhe disa aleatëve të rëndësishëm amerikanë.

Takimi i nivelit të lartë të vendeve të APEC-ut pritet të theksojë përpjekjet për të rigjallëruar rritjen ekonomike globale. Forumi i 21 vendeve të APEC-ut përbën gati 40 përqind të popullësisë botërore, 54 përqind të prodhimit ekonomik dhe 44 përqind të tregëtisë.

Por konfliktet në Detin e Kinës Jugore pritet gjithashtu të jenë përparësi për zonjën Klinton, gjë që nuk pëlqehet nga Kina. Gazeta kineze Global Times e kontrolluar nga Partia Komuniste u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara sot të mos e përdorin takimin e nivelit të lartë për të nxitur axhenda politike si mosmarrëveshjet territorial, duke shtuar se kjo mund të çojë në grindje dhe ndarje.
XS
SM
MD
LG