Lidhje

Klinton, turne në Afrikën Nën-Sahariane


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton fillon sot një turne një javor në Afrikën Nën-Sahariane, me një vizitë në Senegal.

Departamenti i Shtetit tha se zonja Clinton do të vizitojë 8 vende, Sudanin Jugor, Ugandën, Kenian, Malawin, Afrikën e Jugut, Nigerinë dhe Beninin.

Zyrtarët thonë se Sekretarja e Shtetit do ta shfrytësojë turneun e saj në përpjekjet për t’i ndihmuar vendet afrikane të forcojnë institucionet demokratike dhe të nxisë rritjen ekonomike të këtyre vendeve.
XS
SM
MD
LG