Lidhje

Kofi Annan: Damasku ka pranuar planin për t'i dhënë fund dhunës në Siri


I dërguari i posaçëm i paqes për Sirinë Kofi Annan thotë se Damasku e ka pranuar planin e tij për t’i dhënë fund dhunës në vend.

Një zëdhënës i zotit Annan tha sot se Siria është përgjigjur përmes një letre për të dërguarin e Lidhjes Arabe. Zëdhënësi i zotit Annan tha se ai i është përgjigjur letrës së Damaskut, duke i kërkuar Presidentit Bashar al-Assad t’i verë në jetë premtimet “ pa humbur kohë”.

Zoti Anan u takua sot me zyrtarët kinezë në Pekin, përfshirë kryeministrin Wen Jiabao, ndërsa Kina u zotua t’i mbështesë përpjekjet e tij të ndërmjetësimit.

Ndërkohë, organizata me bazë në Britani Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, thotë se sot në Siri janë vrarë të paktën 10 persona, ndërsa forcat qeveritare qëlluan ndaj civilëve në disa rajone të vendit.

XS
SM
MD
LG